Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Moti të mërkurën dhe ditëve në vazhdim

Gazeta10
22 April 2025 - 23:48

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat do të dendësohen dhe kushtëzojnë reshje lokale shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të ketë rrebeshe intensive dhe nuk përjashtohet mundësia për breshër në zona të izoluara.

Temperaturat pritet të luhaten nga 8 minimalja deri në 23 gradë Celsius maksimalja.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Mërkurën pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat pritet të zhvillohen dhe të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në disa zona mund të ketë shtërngata të fuqishme të izoluara.

Mot me vranësira e intervale kohore me diell do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme me reshje të herëpashershme shiu e rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë ulje ditë pas dite. Dukshëm më freskët për fundjavë, ndërkohë që vazhdojnë reshjet (të herëpashershme) lokale të shiut, vende-vende me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.