Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo, fiton medaljen e artë në Podgoricë

Gazeta10
23 April 2025 - 17:43

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Xhudistja jonë e mposhti në finale italianen Odette Giufrrida, për t’i siguruar Kosovës medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria i nisi garat pa luftë në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë apo në fazën e 1/8-tës pati punë me kundërshtaren serbe, Milica Nikolic, në garat deri në 52 kilogramë.

Në këtë luftë, xhudistja pejane ishte dukshëm më e mirë, duke e detyruar kundërshtaren Nikolic të gabojë disa herë deri sa mori karton të kuq.

Xhudistja pejane ishte e papërmbajtshme edhe në çerekfinale ndaj xhudistes holandeze, Naomi van Krevel.

Në këtë luftë, Distria fillimisht mori një pikë me ‘waza-ari’, pastaj e mposhti me ippon duke kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.

Në gjysmëfinale, pejania përsëri ishte më e mirë, ku kësaj radhe mposhti spanjollen Ariane Toro Soler, gjithashtu me ippon për te siguruar kalimin në finale.

Distria ia doli të triumfonte ndaj Giuffridas, një kundërshtare që ishte e njohur për të (pasi e ka mposhtur në dy përballjet e fundit), duke ia dalë që të triumfonte më ippon, për t’ia fituar Kosovës medaljen e artë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.