Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vazhdimi i seancës konstituive, edhe një përpjekje për të zgjedhur kryesinë e Kuvendit

Gazeta10
25 April 2025 - 7:09

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës me fillim në ora 10:00 do të mblidhen sërish sot për të vijuar punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së nëntë, ku në rend ditë janë: zgjedhja e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe edhe në seancën e e kaluar konstituive, nuk u arrit që deputetja e VV-së Albulena Haxhiu, të marrë besimin e deputetëve.

Me 57 vota për, 46 kundër dhe tri abstenime, kryesuesi Avni Dehari konstatoi se propozimi nuk kalon dhe seancën e ndërpreu.

Partitë opozitare kanë deklaruar tashmë se Haxhiun nuk e mbështesin për këtë post, ndërsa nga VV kanë thënë se nuk do ta ndërrojnë.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.