Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Të shtëna me armë në Strellc të Deçanit, plagoset një person

Gazeta10
25 April 2025 - 9:52

Sot rreth orës 06:40, në fshatin Strellc të Deçanit janë raportuar të shtëna me armë zjarri në drejtim të një personi.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosuri është dërguar fillimisht në QKMF-Deçan e më pas në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.

Njësitet relevante policore janë ende në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova./KK

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.