Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Agim Bahtiri ia jep cucllën Paris Gurit të LDK-së/FOTO

Gazeta10
25 April 2025 - 11:15

Seanca e gjashtë konstituive e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me një skenë ironike dhe jo fort të zakonshme ndërmjet deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, dhe atij të LDK-së, Paris Guri.

Ditë më parë, Guri kishte ironizuar me Vetëvendosjen duke thënë se do të votonte Agim Bahtirin për kryetar të Kuvendit, nëse kjo parti do ta propozonte.

Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga Bahtiri.

Gjatë seancës së sotme, Bahtiri është parë duke i dhënë një biberon me qumësht deputetit të LDK-së, në një veprim që u interpretua si reagim ndaj ironisë së mëparshme.

Në një kundërpërgjigje po aq ironike, Paris Guri e ka marrë biberonin dhe e ka hedhur në shportën e mbeturinave.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.