Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

FSK shpallë fituesit e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2025”

Gazeta10
25 April 2025 - 14:26
Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se sot në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj është përmbyllur “Gara e ushtarit më të mirë 2025” ku u shpallën rezultatet e garës që u realizua nga data 21-25.04.2025, me pjesëmarrjen e 44 konkurrenteve, 23 nga ta ishin pjesëmarrës ndërkombëtarë ndërsa 21 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ekipet e vlerësimit të garuesve, pas përfundimit të të gjitha diciplinave, shpallën edhe fituesit e kësaj gare ndërkombëtare.  Vendi i parë për garuesit nga FSK i takoi OR2 Endrit Shatrolli nga Regjimenti i parë i Këmbësorisë ( R1K)  dhe njëherit u shpall “Ushtari më i mirë 2025” nga FSK-ja, i dyti u radhit OR2 Arbnor Istrefi ( R3K), ndërsa vendi i tretë i takoi OR3 Aurent Hodaj nga (R2K).

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.