
Gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, përderisa deputetët e zgjedhur ishin duke i zënë vendet, ndodhi një moment qesharak.
Deputeti i zgjedhur i VV-së, Agim Bahtiri ia çoi një biberon të mbushur me qumësht deputetit të LDK-së, Paris Gurit.
Lidhur me këtë, pas dështimit të kësaj seance, ka reaguar Guri.
Ai postoi biberonin e dhuruar nga deputeti i LVV-së, ku tha se i njëjti i kishte vetëm 57 mililitra.
“As kjo s’i paska 61. Për mililitra e kam fjalën”, ka shkruar Guri në rrjetin social Facebook.
Kjo referencë ndërlidhet me numrin e votave të cilat po i merr vazhdimisht kandidatja e LVV-së, Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit. Për t’u zgjedhur duhen 61 vota.