Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Policia e Kosovës arreston personin e dyshuar për sulmin fizik ndaj futbollistit Belgin Jashari, ndalohet për 48 orë

Gazeta10
26 April 2025 - 16:26

Është arrestuar një person i dyshuar për sulmin fizik ndaj futbollistit Belgin Jashari gjatë një ndeshjeje të futbollit në Obiliq. Sulmi ka ndodhur me datën 25 prill, ndërkohë që personi i dyshuar është arrestuar me datën 26 prill.

Policia e Kosovës për Gazeta10 kanë thënë se personi i dyshuar është M.K i lindur në vitin 1978.

I dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti penal për veprën penale “Sulmi”, dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Arrestimi i të dyshuarit për sulmin ka ardhur pasi Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime urgjente hetimore lidhur me një incident të ndodhur gjatë një ndeshjeje futbolli në Obiliq.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.