
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot pak më stabil, me vranësira e intervale kohore me diell.
Do të fryjnë erëra të freskëta nga verilindja, ndërsa rrallë në disa vise mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu. Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 20 apo 21 gradë Celsius. Në përgjithësi moti do të ketë tendencë stabilizimi.