Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kelmendi kërkon efikasitet në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme

Gazeta10
28 April 2025 - 16:22

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur takimin e rregullt të kolegjiumit me kryeprokurorët dhe përfaqësuesit e të gjitha prokurorive të Republikës së Kosovës dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në këtë takim, rëndësi të veçantë iu kushtua rritjes së efikasitetit në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme dhe shitjes së kësaj pasurie konform dispozitave ligjore.

Po ashtu, Kelmendi diskutoi me kryeprokurorët edhe për çështjen e ngritjes së aktakuzave pa marrjen në pyetje të të pandehurit.

Në takim u trajtua edhe zbatimi i Udhëzimit lidhur me lëndët narkotike, me ç’rast secili kryeprokuror i prokurorisë përkatëse njoftoi për veprimet e ndërmarra lidhur me këtë çështje.Në fund u theksua nevoja e rritjes së efektivitetit të prokurorive gjatë raportimeve periodike dhe vjetore të punës së tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.