Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tre të lënduar nga shpërthimi në Mitrovicë, dyshohet se u shkaktua nga bombola e gazit

Gazeta10
28 April 2025 - 18:54

Tre persona kanë marrë lëndime trupore nga një shpërthim që ka ndodhur sot në një shtëpi në Mitrovicë, që dyshohet se erdhi nga bombola e gazit.

Avni Zahiti nga policia rajonale e Mitrovicës, bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim në spital ndërsa policia po merret me rastin.

Konfirmimi:

Rreth orës 16:55, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në rrugën ‘ Ali Pashë  Tepelena”,  tre persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi. Policia është në vendngjarje dhe po merret me  trajtimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.