Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Donacion nga KFOR-i, përurohet dhoma mike në stacionin policor në Kamenicë

Gazeta10
28 April 2025 - 20:20

Në stacionin policor në Kamenicë është përuruar dhoma mike që është donacion nga KFOR-i.

Bëhet e ditur se ky investim është mjaft i rëndësishëm për akomodimin e përkohshëm të viktimave të dhunës në familje dhe ka për qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt, të rehatshëm dhe të denjë për rikuperimin e viktimave,

“Me datën 28.04.2025, në hapësirat e Stacionit Policor në Kamenicë, Kolonel Agron Rukiqi, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan dhe Nënkolonel Evan Hessel, Zëvendës Komandantit-Lindje të KFOR-it me staf është përuruar dhoma mike e cila është dhënë donacion nga misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë”, shkruhet në njoftim.

Ndërkaq, në njoftim është bërë e ditur se investimet përfshijnë renovimin e hapësirës, pajisjen me mobilie të reja, pajisje të nevojshme teknologjike, si dhe krijimin e një ambienti që ofron mbështetje psikologjike dhe emocionale për viktimat e dhunës në familje

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.