Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E zhdukura në Kaçanik është një 54-vjeçare, vëllai i saj thotë se nuk është hera e parë – pamje nga operacioni i kërkimit

Gazeta10
28 April 2025 - 23:26

Mjë grua e moshës 54-vjeçare është zhdukur sot në Kaçanik. Sipas vëllait të saj, ajo është larguar nga shtëpia e tij sot në orët e para të mëngjesit.

Sipas tij, nuk është hera e parë që ndodhë një rast i tillë.

“Më 28.04.2025, rreth orës 16:30, në stacionin policor në Kaçanik, një famijar nga fshati Runjevë raportoi për zhdukjen e motrës së tij, H.J. (54 vjeçe). Sipas tij, viktima ishte larguar nga shtëpia e vëllait rreth orës 04:00 të po kësaj date dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. H.J., e martuar në fshatin Rahovic-Ferizaj, kohëve të fundit qëndronte te vëllai për shkak të gjendjes shëndetësore të saj. Ankuesi tha se nuk është hera e parë që ndodh një rast i tillë. Në momentin e zhdukjes, ajo ishte e veshur me pizhamë ngjyrë pembe dhe trenerka ngjyrë kafe, e gjatë rreth 172 cm dhe me peshë trupore rreth 70 kg”, ka deklaruar zëdhëmësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.