Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjuajtje me armë në zyrat e PSD-së në Tiranë, policia në ndjekje të autorëve

Gazeta10
29 April 2025 - 16:24

Një konflikt mes disa personave është regjistruar pasditen e sotme në ambientet e një zyre elektorale të Partisë Socialdemokrate (PSD), në rrugën “Ali Demi” në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe sipas policisë janë konstatuar dëmtime në xhamat e zyrës si dhe dy fishekë të paplasur.

Nuk raportohet për persona të lënduar.

Personat e përfshirë në konflikt janë larguar me automjet dhe janë në kërkim nga policia. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.