
Jakup Bellaqa, njohës i çështjeve ekonomike e ka cilësuar shqetësuese ngritjen e çmimeve në vend, të shkaktuara menjëherë pas asaj të energjisë elektrike.
Sipas Bellaqës, duhet ndërhyrje urgjente në treg, duke nisur edhe kontrollimin e ekonomisë së vendit.
“Është dukuri shqetësuese ngritja e çmimeve e sidomos çmimet në treg që duhet të formohen në bazë të ofertës dhe kërkesës. Mirëpo tek ne edhe ekonomia duhet të jetë e kontrolluar edhe çmimet duhet të jenë të kontrolluara. Në këtë rast, si institucion përgjegjës kishte me qenë Inspektoriati i tregut, duhet të ketë më shumë inspektor në terren“, tha Bellaqa në emisionin “Gazeta”.
Ai mes tjerash përmendi edhe gjendjen politike në vend, duke thënë se fokusi i qytetarëvepo bartet atje.
“Jemi në krizë politike, edhe kjo po ndikon sepse janë fokusuar të gjithë tek tematikat politike e jo tek ato ekonomike. Ekonomia me politikën janë të ndërlidhura njëra me tjetrën“.