
Skuadra gjermane, Dynamo Dresden kërkon të bëjë blerjen e plotë të kartonit, të mbrojtësit kosovar, Andi Hoti.
Hoti është huazuar te skuadra e Dresdenit nga Magdebrugu deri në fund të këtij edicioni.
Dynamo nga sezoni i ri pritet të bëjë gara në Bundesliga 2, andaj dëshirojnë të blejnë kartonin e plotë të 22-vjeçarit.
Hoti ka zhvilluar vetëm 10 paraqitje deri tani dhe ka shënuar një gol. Por tani ka probleme muskolare.
Vlera e tij në sajtin e njohur “Transfermarkt” është plotë 700 mijë euro, kurse transferimi i tij te Dynamo (në rast se ndodh) pritet të jetë për shifrën 1 milion euro.