Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“A ka ofertë politike a s’ka?”, “Ku me shtru në polici a gjykatë a?” / Përplasen Gashi dhe Matoshi

Gazeta10
30 April 2025 - 20:52

Ftesa e kreut të LVV-së Albin Kurti drejtuar PDK-së dhe LDK-së për takim rreth situatës së krijuar me bllokadën në Kuvend ka përplasur komentatorët politik, Halil Matoshin e Blerim Gashin. 

Matoshi ka thënë se nuk pritet të këtë zhbllokim, teksa ka pyetur se a ka ofertë politike nga Kurti.

“Jo zhbllokim nuk ka se zhbllokim e ka në dorë partia fituese e zgjedhjeve, por a ka ofertë politike a nuk ka, kjo po me intereson”, ka thënë Matoshi.

“Kjo nuk është pyetje që duhet ta shtrosh këtu”, tha Gashi.

“Po ku me e shtru a në polici a në gjykatë a?”, tha Matoshi.

“Po tash unë dekonspirues edhe në shërbimin sekret të Kosovës nuk jam me shku me kqyrë çka po doni me fol aty, na nuk jemi lider politik, ata ajnë prandaj po thirren mes veti”, ka thënë Gashi.

“A ka drejt publiku me ditë diçka në këtë aspekt”, ia ktheu Matoshi. /Gazeta10

Për më shumë ndiqeni debatin: 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.