
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka konfirmuar në “Politiko” se nuk do të ketë një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, teksa nuk e ka përjashtuar mundësin për koalicion me paritë e tjera parlamentare.
Ai ka thënë se një koalicion me LVV-në nuk do t’i shërbente Kosovës.
“Me VV-në nuk ka koalicion, nuk u diskutu për koalicion, për një arsye sepse mendojmë që një koalicion me VV-në nuk i shërben Kosovën. Programi jonë me i rrit rrogat, me ndërtu rrugë me i rindërtu raportet me SHBA-në nuk mund të bëhet duke qenë në koalicion me VV-në”, ka thënë Gruda. /Gazeta10