
E.Ç është zyrtarja policore e cila u vetplagos me armën zyrtare të shërbimit në shtëpinë e saj në Prizren të enjten.
Ngjarja ka ndodhur jashtë orarit të punës.
Siç shkruan sot portali Sinjali, Ç është suspenduar nga detyra me vendim të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.
Ndaj saj është iniciuar një procedurë e brendshme disiplinore.
Hetime për rastin në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka nisur edhe Prokuroria Themelore në Prizren.
Ajo ndodhet ende në spital nën përkujdesje mjekësore. Gjendja e saj është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.