Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohen dy persona në Prishtinë: Në shtëpinë e tyre gjetën flamuj me mbishkrime arabe që përdoren nga organizata terroriste

Gazeta10
02 May 2025 - 10:45

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona dje nën dyshimin për “Nxitje e përqarjes dhe mos durimit”.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve ka gjetur dhe sekuestruar flamuj me mbishkrime arabe “që përdoren nga organizata terroristie”.

Ata janë dërguar në mbajtje pas intervistimit .

“NXITJE E PËRQARJES DHE MOS DURIMIT – Prishtinë / 30.04.2025 – 19:30. Më 01.05.2025 Policia e Kosovës, përmes drejtorisë kompetente në mbështetje të njësiteve relevante, në koordinim me Prokurorinë, kanë kontrolluar shtëpinë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë. Si prova materiale janë sekuestruar disa pajisje elektronike, flamuj me mbishkrime Arabe e që përdoren nga Organizata Terroriste. Dy të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartëcekur dhe pas intervistuar me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.