
Vlora Çitaku e PDK-së vlerëson se rënia dramatike e Kosovës për 24 vende në Indeksin e Lirisë së Medias nga Reporterët pa Kufij përbën një alarm serioz për gjendjen e demokracisë dhe të drejtës për informim në vend.
“Nga pozita 75 në vitin 2024, në pozitën 99 këtë vit, Kosova po rrëshqet drejt një terreni ku zëri i lirë i gazetarëve dhe transparenca institucionale po cenohen çdo ditë”, shkroi ajo në një postim në Facebook, duke shtuar se kjo rënie nuk është thjesht një statistikë, por reflekton kufizime konkrete, presione të vazhdueshme ndaj gazetarëve si dhe sulme e etiketime të vrazhda që po e dëmtojnë thellësisht ambientin mediatik.
“Mendësia rrënuese, që shpesh shkon deri në vetëshkatërrim, është bërë konstante e partisë-shtet që e udhëheq vendin tash e pesë vjet”, thekson Çitaku.