
Sipas raportit 24 orësh polior, ka vdekur një person si pasojë e aksidentit rrugor në Prizren me datën 9 tetor, raporton Gazeta10.
Në njoftim thuhet se nga pakujdesia viktima është rrokullisur me traktor dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Gazeta10.
“Prizren 09.10.2022 – 14:43. Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, pasi që dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor. Viktima është dërguar në emergjencë, por ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”/Gazeta10.