Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Raphinha: Isha gati të pranoja ftesën e Kombëtares së Italisë

Gazeta10
05 May 2025 - 11:04

Raphinha padyshim është një ndër lojtarët më të mirë të këtij sezoni.


Dhe paraqitjet e tij me Barcelonën e tregojnë atë, ku i cili ka shënuar 31 gola në 52 paraqitje këtë sezon, duke qenë favoriti kryesor për të fituar edhe Topin e Artë.

Braziliani madje tregoi edhe diçka që nuk e kemi ditur më parë, duke treguar se ishte afër të luante për Kombëtaren e Italisë.

Isha gati të pranoja ftesën e Kombëtares së Italisë. Isha supozuar të shkoja në Kampionatin Evropian që fituan në vitin 2020. Në thelb isha gati të shkoja. Për fat të mirë, meqë pasaporta nuk erdhi”, tha ai.

“Në atë moment, njerëzit e ekipit kombëtar italian po më telefononin. Jorginho më telefononte gjatë gjithë kohës. Stafi italian kishte këtë projekt të mrekullueshëm për mua, diçka që më tërhoqi vërtet vëmendjen. Por në të njëjtën kohë, thellë-thellë, ende kisha atë një përqind shpresë se mund të vishja fanellën e Brazilit. Dhe për fat të mirë, pasaporta ime italiane nuk u përgatit në kohë”, shtoi Raphinha.

Këtë sezon Raphinha, ka arritur të fitonte Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Mbretit si dhe është në garë për titullin në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.