Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Gjykimi Special” – rubrika më re e Gazeta 10 që raporton për ecurinë e procesit të Thaçit dhe të tjerëve në Hagë  

Gazeta10
10 October 2022 - 13:10

Gazeta 10 vazhdon me rubrika të reja, vetëm dy muaj pas daljes online të saj si projekti më i ri i televizionit Kanal 10.

Të ndodhur në prag të fillimit të procesit gjyqësor nda ish krerëve themeltarë të UÇK-së, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi – Gazeta 10 do të lansoj rubrikën e re me qëllim të informimit sa më të shpejtë, të drejtë dhe raportimit profesional.  

Artikuj për ecurinë e procesit gjyqësor, intervista dhe ekskluzivite do të vjinë në Gazeta 10 përmes rubrikës së re “Gjykimi Special”.

Pritja prej gati dy vitesh që prej arrestimit dhe mbajtjes në paraburgim të Thaçit dhe të tjerëve po shkon drejt fundit, në pritje të fillimit të gjykimit, që me shumë mundësi të ndodhë në fundin e vonë të këtij viti ose fillimin e vitit 2023.

“Gjykimi special” sepse i tilli është procesi, që prej idesë fillestare të hetimeve për krimet e supozuara të bazuara në raportin e Dick Martyt, statusi i saj sui-generis dhe mandati juridik i përcaktuar nga votat e Kuvendit të Kosovës.

“Special” sepse do të gjykohen udhëheqësit e UÇK-së dhe personazhet kryesore politike të Kosovës 22 vite pas përfundimit të luftës. Si i tillë, interesi i publikut në Kosovë dhe kudo do të jetë i lartë. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.