
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon me video akuzuese në faqen e saj, këtë herë është marrë me bizneset.
Aty përmenden terminalet dhe emrat specific të personazheve si vota e Margarita Kadriut, djemtë e Isa Mustafës, Sami Lushtakut dhe biznesmenët Devolli.
“Por në Republikën e Kosovës terminalet në çdo cep të saj kanë qenë në pronësi private të lidhura ngushtë me politikën. 37 milionë euro i kanë përvetësuar për 1 vjet vetëm prej 10 Terminaleve. 370 milionë euro për 10 vjet prej këtyre Terminaleve. Ndërkaq tash Qeveria Kurti ka filluar kthimin e terminaleve në shtet prej nga do të përfitojë Republika”, thuhet mbishkrimin e videos.
Ndërkaq, në video përmendet vota e ish-deputetes Margarita Kadriu për zgjedhjen e Presidentit Hashim Thaçi në vitin 2016, djemtë e ish-Kryeministrit Isa Mustafa, Sami Lushtakut dhe Devollët, ku dalin fytyrat e dy vëllezërve Shkelqim e Blerim Devolli dhe, si në videon e kaluar, edhe zyrtari i PDK-së, Sami Lushtaku.
“Fitimin që disa familje e kanë nxjerrë prej shtetit, tash e merr shteti”, thuhet aty.
Në videon e parë, javnë që shkoi, VV akuzonte ish liderët e UCK-së dhe politikan të tjerë për korrupsion e krim. Ajo a nxitur shumë reagime, vecmas për faktin se Thaci e Veseli ndodhen në Hagë prej dy vitesh. /Gazeta10