Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi pret në takim Ali Ahmetin

Gazeta10
06 May 2025 - 16:34

Memli Krasniqi, kryetar dhe deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka pritur sot në takim liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.

Krasniqi, ka thënë se Ahmeti është një nga figurat më të rëndësishme politike shqiptare në rajon, se ka qenë kënaqësi që e ka takuar.

‘‘Diskutim vëllazëror e tejet i frytshëm. Folëm për sfidat dhe përpjekjet e vazhdueshme për të avancuar të drejtat dhe pozicionin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut’’, ka shkruar ai mes tjerash.

I pari i PDK-së, ka deklaruare dhe se kjo parti mbetet e përkushtuar për të forcuar lidhjet ndërshqiptare dhe për të mbështetur fuqizimin politik dhe institucional të shqiptarëve kudo që janë

Postimi:

Si gjithmonë, kënaqësi të pres edhe sot në takim liderin e BDI-së dhe një nga figurat më të rëndësishme politike të shqiptarëve në rajon, Ali Ahmetin. Diskutim vëllazëror e tejet i frytshëm. Folëm për sfidat dhe përpjekjet e vazhdueshme për të avancuar të drejtat dhe pozicionin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

PDK mbetet e përkushtuar për të forcuar lidhjet ndërshqiptare dhe për të mbështetur fuqizimin politik dhe institucional të shqiptarëve kudo që janë – jo vetëm në funksion të interesit kombëtar, por edhe si kontribuues të stabilitetit dhe integrimit euroatlantik në Ballkan

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.