Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bashkimi demanton spekulimet për Wendell Green – klubi sqaron arsyen e mungesës së tij

Gazeta10
12 Maj 2025 - 15:34

Klubi i Bashkimit ka reaguar zyrtarisht pas spekulimeve të fundit që qarkulluan në media dhe rrjete sociale lidhur me mungesën e lojtarit Wendell Green në ndeshjen e fundit.

Përmes një njoftimi për opinionin publik, Bashkimi ka bërë të ditur se mungesa e Green në ndeshjen e djeshme ka ardhur për shkak të një gjendjeje shëndetësore të rënduar nga gripi, e cila ka pamundësuar paraqitjen e tij në parket.

Po ashtu, klubi ka mohuar kategorikisht çdo aludim për ndonjë test antidoping, duke theksuar se Wendell Green nuk është testuar asnjëherë dhe se të gjitha spekulimet në këtë drejtim janë të pabazuara dhe të pavërteta.

Sipas njoftimit, lojtari tashmë është rikuperuar dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme që zhvillohet të mërkurën në Mitrovicë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.