
Raporti: Kujtesa Delija/Kanal10
Këtë të hënë, më 10 tetor, ka filluar transmetimi në Radio10 me frekuencë 99.40, si projekti më i ri i televizionit Kanal10. Në Radio10 do të ketë emisione dhe program të pasur informativ, kulturor dhe artistik.
Pak javë pas lansimit, nga e hëna ka filluar transmetimin Radio 10, projekti i tretë i radhës i televizionit Kanal10.
Shkrimet në Gazeta 10 dhe raportimet vizuele në Kanal10, tashmë fuqizohen edhe me zërin që do të dëgjohet në një pjesë të konsiderueshme të territorit të vendit.
Më 10.10.2022, ka shënuar kështu nisjen e punës së Radio10, i cili prej këtij objekti modern, e me hapësira të mëdha, tashmë do të dëgjohet nëpërmjet frekuencave 99.4.
Rama ka treguar se së shpejti Radio10 do të nisë me një skemë të pasur programore.
Radio10 është lansuar për herë të parë së bashku me Gazeta10 më 10 gusht 2022, ku televizioni mbushi dy vjet të punës dhe u transferua në objekt të ri.