
Ministrja në detyrë, Albulena Haxhiu, ka shkruar sot për 13 vjetorin e Odës së Noterëve të Kosovës.
Ajo thotë se gjatë këtij mandati kanë shtuar 100 noterë të rinj në tërë territorin e Republikës si dhe po punojnë intensivisht për digjitalizimin e tërësishëm të sistemit noterial.
Postimi i saj:
Lexo edhe:
OVL-UÇK i dërgon letër Grenellit, kërkon të mbyllet Gjykata Speciale
Rama: Nga e hëna shërbimi për mbeturinat në Prishtinë do të rikthehet në normalitet
KRU ‘Mitrovica’: Një zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër
Mbrëmë shënuam 13 vjetorin e Odës së Noterëve të Kosovës.
Gjatë këtyre 13 viteve, Oda ka kontribuar në ndërtimin e një sistemi noterial profesional dhe të besueshëm, duke u bërë një shtyllë e rëndësishme e drejtësisë në vend, pavarësisht sfidave.
Ministria e Drejtësisë ka mbështetur fuqishëm zhvillimin e noterisë si pjesë thelbësore e sistemit juridik, duke siguruar kushte për funksionim të pavarur, transparent dhe profesional të shërbimeve noteriale në Kosovë.
Gjatë këtij mandati kemi shtuar 100 noterë të rinj në tërë territorin e Republikës si dhe po punojmë intensivisht për digjitalizimin e tërësishëm të sistemit noterial.
Urime të gjithë noterëve 13 vjetorin!