
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, situatën me mbeturina dhe kritikat e fundit të adresuara në drejtim të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, po i sheh si nisje të fushatës zgjedhore.
Por, Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “nuk e ndaloni LDK-në e Përparimin kështu”.
“Fushata në Prishtinë paska nisur. Me mbeturina. Lodhët. Edhe keq. E gjitha, për hiçgjë. Me sabotazhë në njërën anë e me mendimtarë parapolitik gishtvënës në anën tjetër – krejt në sinkron. Një përpjekje e thatë, e ulët, që ngjall vetëm keqardhje. Keqardhje se sa larg shkon një betejë politike. Në vend të ideve konkrete, paskan zgjedhur sabotimin e shkaktimin e problemeve”, ka shkruar Abdixhiku.