
Ylber Ramadani ka qenë protagonist mbrëmë tek Lecce.
Ylli kosovar e shënoi një gol spektakolar në fitoren me rezultat 1:0 ndaj Torinos.
Përfaqësuesi shqiptar shënoi me të filluar pjesa e dytë dhe ky mund të jetë goli i shpëtimit për ekipin Kuq e Verdhë.
Ish-futbollisti i Ferizajt ia mundësoi Lecces që t’ju shmanget pozitave që çojnë në Serie B, një xhiro pa përfunduar sezoni në Serie A.
“Një fitore e rëndësishme sot, i lumtur për këtë gol. Të gjithë së bashku në Romë. Forza Lecce!”, shkroi Ramadani pas në rrjetet sociale.
Futbollisti kosovar ka qenë protagonist i Lecces në këtë sezon, ndërsa mbrëmë u zgjodh lojtari i ndeshjes kundër “Granata”.
Lecce është e 17-ta në tabelë me 31 pikë, sa i ka edhe Empoli, që është i 18-ti.
Në xhiron e fundit, Ramadani me shokë do ta vizitojnë Lazion me synim të fitores së madhe për ta siguruar mbetjen në ligën elitare italiane.