
Në debat mes Bardhyl Mehmetit dhe Naim Hasanit të lidhur me çështjet juridike për krimet e luftës, ky i fundit tha se sistemi i drejtësisë në vend nuk lejoi krijimin e një gjykate enkas për masakrën e Dubravës.
“Tek ne sistemi i drejtësisë punon. Institucioni jonë nuk ka leju Eulex, UNMIK me kriju gjykatë për Dubravën. Këtë duhet ta themi“, deklaroi Hasani.
“Për mua gjykatat tona janë mjaftë profesionale, trajtojnë rastet individuale për krimin që e ka bërë gardiani Gagi dhe gardianët tjerë“, shtoi tutje ai.