Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Isa Mustafa: VV-ja ka frikë se Thaçi do të vijë si lugat nga Haga

Gazeta10
10 October 2022 - 23:14

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se partia në pushtet nuk po mund të ndahet nga ai dhe nga ish presidenti Hashim Thaçi.

Madje sipas Mustafës partia e Kurtit po ka frikë se Thaçi do të vije si ‘lugatë’ nga Haga.

“Nuk është problem te unë e as te Thaçi. Këta s’po munden të ndahën nga ne dy. Edhe pse Thaçi është në Hagë këta akoma frikësohet nga ai, thu se po çohet natën si lugat edhe po vjen. Thaçi e ka bërë punën e tij, këta do ta bëjnë punën më mirë se Thaçi. Edhe unë e kam bërë punën time. Do ta bëjnë këta një statut tjetër të Asociacionit, do të gjejnë ygjidhje nëse kanë guxim ose ta anulojnë matrrëveshjen e vitit 2015”, tha Mustafa në Prime Time. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.