
Komentatori politik, Mentor Shala ka thënë se një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës do ta dëmtonte Lëvizjen Vetëvendosje.
Shala ka thënë se synimi i Kurtit është që sërish të hyjë në koalicion me LDK-në, pasi është rrit me elektorat të saj.
“Qëllimi i tij po shihet ai synimin e ka te LDK-ja edhe një herë me e pas brenda vetës edhe me LDK-në me mujt me e mbajt këtë përqindjen. Me PDK-në dëmtohet për shkak se ky është rrit me elektorat të LDK-së edhe një pjesë po donë me ia marrë LDK-së edhe nuk është ka e lëshon”, ka thënë Shala në “Politiko”. /Gazeta10