Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rumania nuk njeh Kosovën si shtet as në sport, ish-ministri rumun: Më mirë humbasim 3-0

Gazeta10
11 October 2022 - 8:44

Ditën e dielë është hedhur shorti i EURO 2024, ku Kosova është shortuar në grupin I me skuadra si Zvicra, Izraeli, Bjellorusia, Andora dhe Rumania.

Pikërisht kjo e fundit nuk e njeh Kosovën si shtet, teksa së fundmi ish-ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë, Teodor Melescanu, është shprehur se Rumania nuk duhet të luajë kundër Kosovës.

“Kosova nuk është e pranuar nga një numër shtetesh, duke përfshirë shtetin tonë, Rumaninë. Ne asnjëherë nuk kemi pranuar pavarësinë e Kosovës. Normalisht, ajo që mund të bëhet tani është që Federata jonë e futbollit, të diskutojë me shtetet tjera që kanë pozicion të njëjtë si Rumania dhe së bashku të gjejnë një rrugë që nuk do të shkatërronte gjithë sistemin dhe nuk do të shpërfillnin gjërat që janë shumë të qarta nga këndvështrimi i Rumanisë.

Duhet të gjejë një zgjidhje Federata Rumune e Futbollit. Nëse jo, më mirë të humbasim me shifrat 3-0 me Kosovën në tavolinë”, tha Melescanu./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.