Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Londër: Tre djem dhe një grua vdesin nga zjarri në shtëpi, një burrë arrestohet në vendngjarje

Gazeta10
24 May 2025 - 13:14

Tri djem dhe një grua kanë vdekur nga zjarri në një shtëpi në Londër, dhe një burrë është arrestuar në vendngjarje.

Policia atje ka nisur hetimet, pasi u thirrën për të ndihmuar zjarrfikësit pak pas orës 1:20 të mëngjesit sot.

Një grua 43-vjeçare dhe tre djem, të moshës 15, tetë dhe katër vjeç, vdiqën në vendngjarje, tha policia.

Një burrë 41-vjeçar u arrestua në lidhje me incidentin dhe mbetet në paraburgim.

“Oficerët arrestuan një burrë në vendngjarje dhe vazhdojmë të punojmë së bashku me hetuesit nga Brigada e Zjarrfikësve të Londrës për të përcaktuar shkakun e zjarrit”, shtoi policia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.