Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Liridon Balaj transferohet tek Drita

Gazeta10
26 Maj 2025 - 15:59

Skuadra e Dritës ka filluar me përforcimet për garat europiane dhe sezonin e ri.

FC Drita ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit anësor, Liridon Balaj.

Më poshtë keni njoftimin e klubit të Dritës:

“Liridon Balaj është përforcimi ynë më i ri

Kemi knaqësinë të ju prezentojmë përforcimin tonë më të ri, sulmuesin Liridon Balaj.

Balaj është zyrtarizuar nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili njoftoi se marrëveshja është arritur që Balaj të jetë me ne për dy vitet e ardhshme.

Balaj luan në poziten e sulmuesit të krahut të djathtë dhe së fundmi ishte pjesë e ekipit të Skenderbeut nga Shqipëria.

Liridoni si i ri ishte pjesë e ekipit të KF Besa nga Peja dhe në sezonin 2018/19 u largua në drejtim të futbollit zvicrran ku për disa vite ishte pjese e ekipeve si FC Aarau dhe FC Schaffhausen gjithashtu për një kohë ka luajtur edhe në futbollin belg.

Balaj do të jetë një forcë e re e ekipit dhe i dëshirojmë shume suksese së bashku.

Mirë se vjen Balaj”, shkruhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.