
Në konferencën e përbashkët për shtyp të Ministrës së Drejtësisë, Albulena Haxhiu me homologun e saj nga Shqipëria, Ulsi Manja, është folur për bashkpunimin ndërmjet dy ministrive për fushën penale dhe fushën civile e tregëtare, raporton Gazeta10.
“Konstatoj me kënaqësi se sa i përketë dy ministrive tona dhe bashkpunimit të dy qeverive nuk ka asnjë pengesë në bashpunimin tonë si për sa i përketë në fushën penale po ashtu edhe në fushën civile dhe tragëtare. Në fushën penale dy ministritë tona kanë facilituar bashkëpunimin e autoriteteve gjyqësore në të dyja anët e kufirit ndërsa lidhur me bashkëpunimin në fushën civile dhe tregëtare pas datës 30 qershor 2022 dua ta bëjë të qartë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës por edhe atyre të Republikës së Shqipërisë që nuk ka më asnjë pengesë ligjore për bashkpunim civil dhe tregëtar cka do të thotë shtetasit e Kosovës kanë të njëjtat të drejta siç i gëzojnë qytetarët e Rep. të Shqipërisë për të bashkëpunuar lirëshëm në fushën civile dhe tregëtare.”, tha Manja./Gazeta10.