
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se borgji publik është i trashëguar dhe se tani qeveria ka filluar të stabilizohet.
Murati ka thënë se tashmë ka të hyra më të larta.
“Është diçka që e kemi trashëguar, ka pasë borxh publik, sipas planifikimeve buxhetore kemi të hyra më të larta, dhe kemi filluar të stabilizohemi”, u shpreh Murati.
Këto komente Murati i ka bërë sot gjatë raportimit para Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës.