
Vincenzo Raiola, agjent i Gigio Donnarumma-s, ndër të tjerë, dha një intervistë për “Tuttosport” disa ditë para finales së Ligës së Kampionëve, në të cilën bëri një vlerësim të së ardhmes së klientit të tij, kontrata e të cilit me PSG- në skadon në qershor 2026.
“Ne kemi shtyrë gjithçka, ndoshta vetëm nga supersticioni, duke pasur parasysh numrin e madh të ndeshjeve”, shpjegoi agjenti. “Nuk jemi me nxitim, kemi një marrëdhënie të mirë me klubin, Gigio është i lumtur në Paris dhe kontrata do të skadojë në vitin 2026.”, theksoi ai.
Me kontratën e tij që hyn në vitin e fundit, Donnarumma po tërheq interesin e disa ekipeve, përfshirë Interin . “Është mirë të dëgjosh vlerësime nga klube të rëndësishme. Megjithatë, dua të theksoj se asgjë nuk ka ardhur nga palët e interesuara. Inter? As nuk e kemi menduar, sepse Gigio është i lumtur te PSG -ishin tutje fjalët e agjentit.
“Pastaj, qartë, nëse nuk mund të gjejmë një marrëveshje, do të vlerësojmë opsione të tjera. Pa përjashtuar asgjë. Projekti do të ishte themelor, siç ndodhi në vitet e kaluara me PSG-në. Duke parë prapa, kjo zgjedhje ka dhënë fryte, me kampionate të fituara dhe finalen e Ligës së Kampionëve”.
Përpara se të shkonte në Milano, edhe Interi e ndoqi atë kur ishte shumë i ri. “Po, të gjithë e kishin parë Gigio-n, madje edhe Genoa, Juventus dhe Inter. Deri në moshën 14 vjeç, ai nuk mund të largohej nga Campania, rajoni i tij, për shkak të rregullave të vendosura. Milani fitoi falë Bianchessi-t dhe Galliani-t. Ata e bënë familjen të kuptonte se çfarë mund t’i jepnin Gigio-s dhe i bindën të gjithë”, tha në fund ai.