Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Interesim më i ulët për blerjen e kurbanëve, çmimi deri në 300 euro

Gazeta10
06 June 2025 - 8:17

Interesimi për blerjen e kurbanëve për këtë Kurban Bajram ishte dukshëm më i ulët krahasuar me vitet e kaluara.

Osman Vegrovci, një shitës i deleve me përvojë shumëvjeçare, thotë për Ekonomia Online se çmimet e kurbanëve janë rritur, ndërsa kërkesat kanë rënë.

“Kërkesa ka shumë më pak se më herët. Interesimi më herët ishte më i madh. Ka pasur shitje më mirë. Tash më dobët. Kanë shkuar çmimet pak lart kështu. Më të mira kanë qenë 120 euro përpara se sot 240 a 250 euro”, tha Vegrovci.Ai tregon se në vitet e kaluara delet për kurban shiteshin, ndërsa këtë vit ende kanë mbetur shumë pa u shitur. Pohon se çmimet po shihen si ta larta nga qytetarët.“Çmimi i tyre është 200, 230, 250 deri në 300 euro. Po me siguri ju duket shtrenjtë. Çmimi më i mirë ka qenë 120 euro” shton ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
18 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.