
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e pyetur për zhvillimet e fundit dhe mundësinë që partia e saj t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se një hap i tillë nuk është i nevojshëm kur ekziston një normë e qartë kushtetuese.
“Ne nuk mund të shkojmë sot në Gjykatën Kushtetuese e të kërkojmë interpretim për diçka që ekziston. Pra, ka një normë që është e saktë dhe e qartë”, tha Deliu-Kodra.