
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka folur për pritjet lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale, në emisionin “Gazeta” në Kanal10.
Deliu-Kodra tha se pritjet e tyre janë që 16 shtatori të sjellë, siç u shpreh ajo, një fitore për Kosovën, lirimin e ish-krerëve të UÇK-së dhe kthimin e tyre pranë familjeve.
“Pritjet tona janë të kemi një fitore të Kosovës, lirim të tyre dhe kthim te familjet e tyre”, deklaroi Deliu-Kodra.
Ajo tha se këto janë pritjet edhe të miqve dhe dashamirëve, duke e cilësuar 16 shtatorin si një datë që duhet t’i japë fund një beteje të rëndë.
“16 shtatori do të jetë datë e fitores dhe drejtësisë, datë e cila i jep fund një beteje të rëndë”, u shpreh ajo.
Deklaratat, Deliu-Kodra i bëri gjatë diskutimit për pritjet nga vendimi i Speciales në emisionin “Gazeta” në Kanal10./Gazeta10