
Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebeza, ka deklaruar se nuk do ta mbështesë protestën e paralajmëruar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës para Qeverisë.
Duke folur për këtë çështje në emisionin Gazeta, Prebeza tha se Asociacioni nuk duhet të përfshihet në çështje të përgjithshme që i takojnë nivelit qendror.
“Nuk do të dal dhe nuk e mbështes protestën. Nuk është roli i Asociacionit të Komunave të përzihet në çështje të përgjithshme në nivel qendror”, tha Prebeza.
Ai u bëri thirrje edhe kryetarëve të tjerë të komunave që, sipas tij, të fokusohen në përgjegjësitë për të cilat kanë marrë votat e qytetarëve.
“U bëj thirrje kryetarëve të komunave ta luajnë rolin e vet, për të cilin i kanë marrë votat e qytetarëve”, deklaroi ai.