Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Bytyqi: Ne si AAK do të vazhdojmë të jemi kundër Kodit Civil

Gazeta10
11 October 2022 - 23:09

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka thënë se takimi i sotëm me ambasadorin britanik, Nicholas Abbott, ka qenë kërkesë e ambasadorit.

Bytyqi në Prime Time, ka deklaruar se arsyeja se pse janë kundër është se nuk specifikohet se si do të veprohet më tutje, raporton Gazeta10.

“Unë nuk fola hic, ne si grup parlamentar i AAK-së, kemi dalë kundër Kodit Civil, do të vazhdojë të jetë kundër. Arsyeja është sepse nuk është e specifikuar se si duhet vepruar. Aty thuhet vetëm lejohen martesat mes gjinive të njëjta dhe nuk thuhet se si do të bëhet adoptimi i fëmijëve, dhe pikat tjera të cilat janë të rëndësishme, dhe për këtë arsye kemi dalë kundër. Nëse ka ndryshime, do të shihet se si do të veprojnë”, ka thënë ajo ndër të tjera./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.