Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bashkimi nënshkruan me ish-basketbollistin e Yllit, Dajuan Graf

Gazeta10
12 October 2022 - 8:49

KB Bashkimi është përforcuar me një tjetër basketbollist të huaj.

Bëhet fjalë për Dajuan Graf, i cili edhe më herët ka luajtur në Kosovë – shkruan Gazeta10.

Fundori amerikan ishte pjesë e Golden Eagle Ylit në sezonin e kaluar, skuadër me të cilën e fitoi titullin e kampionit.

Graf me klubin prizrenas ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në fund të këtij sezonit.

Dajuan Graf pritet të debutojë me Bashkimin në fundjavë, në ndeshjen kundër Pejës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.