
Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në mbledhje e 100-të të Qeverisë së Kosovës ka prezantuar pakon ndihmëse për pensionistët dhe me shumicë votash ajo u aprovua, raporton Gazeta10.
Bislimi ka thënë se shuma është 100 euro ndërsa ajo do të ndahet brenda këtij muaji.
“Për pensionistët kjo mbështetje do të jepet me një shumë prej 100 eurove, e cila do të transferohet në llogaritë e tyre gjatë këtij muaji,
Ai ka thënë se kjo do t’i kushtojë buxhetit 28 milion euro.
“Andaj për këtë qëllim duhet ndarë mjetet buxhetore në vlerë prej 28 milion e dyqind e e tetë mije e tetëqind euro”, ka thënë ai.
Ai ftoi kabinetin që ta votojnë këtë propozim ashtu siç edhe ndodhi.
“Ju ftoj që me votët tuaj ta aprovoni”, ka thënë Bislimi. / Gazeta10