Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Austri: Vajza godet dy herë me çekiç nënën derisa ajo ishte në gjumë

Gazeta10
23 June 2025 - 17:35

Një 22 vjeçare në Austri dyshohet se ka sulmuar me çekiç nënën e saj 48 vjeçare derisa ajo po flinte në gjumë.

Siç raporton gazeta gjermane, Bild, sulmi ndodhi të premten në një apartament në Kitzbuhel, ku vajza kishte tentuar ta godiste në kokë nënën e saj dy herë, me qëllim që të vriste.

Raportohet se 48 vjeçarja e mbuluar me gjak kishte ikur në banjë, dhe fqinjët kishin njoftuar policinë pasi kishin dëgjuar bërtimat.

Bëhet e ditur se 22 vjeçarja është arrestuar dhe tani ndodhet në Burgun e Innsbruck-ut nën dyshimin për tentativë vrasjeje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.