
Avokati Taulant Hodaj në emisionin “Politiko” ka komentuar vendimin e caktuar nga Gjykata Kushtetuese për afatin e 30 ditëve për konstituim të Kuvendit.
Ai ka thënë se deputetët t’I thirrin mendjes dhe të formohen institucionet, raporton Gazeta10.
Ai tha se për krijimin e kësaj paqartësie ka kontribuar edhe vendimi i vitit 2014.
“Unë shpresojë që t’i thirrin mendjes deputetët, sepse është e palogjikshme, është shumë interesant si jemi të prirur ne për mosfunksionimin e institucioneve të vendit tonë, por unë mendoj se vendimi i vitit 2014 fatkeqësisht ka kontribuar në krijimin e kësaj paqartësie”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10