Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Driton Selmanaj në Politiko: Ndërrimi i votimit është procedural, Dehari po bën shkelje

Gazeta10
30 June 2025 - 21:50

Deputeti Driton Selmanaj në transmetim të drejtpërdrejtë në emisionin “Politiko” ka komentuar vendimin e Avni Deharit për ndërrim të mënyrës së votimit.

Ai ka thënë se Dehari është duke bërë shkelje të Kushtetueses, raporton Gazeta10.

Selmanaj shton se mënyra e votimit të kryeparlamentarit vendoset në fillim të seancës konstituive dhe nuk mund të ndryshohet më vonë.

“Ndërrimi i procedurës së votimit bëhet vetëm me mocion procedural, që e bëjnë vetëm deputetët, në rastin konkret është shkelje e plotë e Kushtetueses mënyra se sip o sillet Dehari në rastin e seancës konstituive nuk lejohet asnjë mocion procedural, mënyra e votimit përcaktohet në fillim të seancës konstituive dhe me konsensus të plotë dhe nuk mund të ndryshohet gjatë zhvillimit të procedurës”, tha ai për Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.